Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se më 8 shkurt do të hapet ekspozita së artistit: Prof. Luan Tashi/Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve.
Kjo ekspozitë ka të bëjë me hulumtimet shumë vjeçare të portreteve të heroit kombëtarë Gjergj Kastriot- Skënderbeut, ku do të ekspozohen 65 vepra nga artistët evropian dhe shqiptarë si: dorëshkrime, piktura, skulptura, monedha, medalje etj.
Vizitorët e Galerisë Kombëtare të Kosovës për herë të parë do t’i shohin veprat artistike me një cilësi më të lartë. shkruan arbresh.info
Hapja e ekspozitës do të bëhet më datën 8 shkurt 2022, në orën 19:00, dhe do të qëndrojë e hapur për vizita prej deri më 8 Mars 2022, nga ora 10:00 – 18:00, nga e dita e martë deri në ditën e diel. /arbëresh.info/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...