Drama e Luftës së Dytë Botërore e Mel Gibson, “Hacksaw Ridge”, mahniti të gjithë në Venecia gjatë këtij vikendi, duke bërë që njerëzit të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin atë për rreth 10 minuta, diçka e rrallë në një festival të filmit.
Sipas Deadline, për rreth gjashtë minuta gjatë brohoritjes Gibson dhe aktorët kyç Andrew Garfield, Vince Vaughn, Hugo Weaving, Teresa Palmer dhe Luke Bracey përshëndetën njerëzit në audiencë.
“Hacksaw Ridge” tregon një ngjarje të vërtetë të Desmond T. Doss, një njeri që shpëtoi 75 ushtarë në Okinava pa shkrepur asnjë plumb të vetëm; si pacifist, ai refuzoi që të mbante armë, transmeton Gazeta Express.
“Përderisa të gjithë të tjerët janë duke marrë jetë, unë do të shpëtoj”, Doss thotë në trailer.
Filmi do të shfaqet në kinematë botërore gjatë nëntorit. Shikojeni trailerin e tij më poshtë:
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...