Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se përparimet në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndikojnë në turizmin dhe ekonominë në vend.
Në rrjetin social Facebook, Kurti ka publikuar një shembull të restorimit të një shtëpie tradicionale në rrugën “Marin Barleti”, në Qendrën Historike të Prizrenit, duke theksuar se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen.
“Ky është vetëm një shembull i transformimit që kemi bërë në trashëgimi kulturore. Qindra monumente të restauruara dhe në proces, si dhe shumë të tjera në pritje të nisjes së punimeve. Me kujdes për historinë e identitetin tonë, për turizmin e ekonominë tonë”, ka shkruar Kurti.
Operacioni policor në Hajkobillë, arrestohen 4 të dyshuar pë...
Kushtrim Kokalla: Kam hy në kredi 25 mijë euro për Naim Murs...
Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, sy...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Kokalla:Më thanë ...
Vrasja makabre e Liridona Ademaj/ Naimi, Kushtrimi e Graniti...
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...