Nata finale e Festivalit të Këngës në RTK tashmë ka nisur. Edhe sonte spektakli është i garantuar, derisa interesimi është maksimal. Pjesë e natës finale është edhe kryeministri Albin Kurti.
Ai gjatë parakalimit në tapetin e kuq tha se ndjehet mirë që sonte do të ketë mundësinë të përcjellë nga afër këtë spektakël muzikor.
“Nuk e di a jam shpesh në tapetin e kuq, por kjo është dëshmi që Kosova po organizon gjithnjë e më shumë festivale, koncerte e aktivitete publike të cilat janë reprezentative dhe natyrisht se e pasqyrojnë nivelin kulturor dhe artistik të vendit tonë. Më vjen shumë mirë që sonte do të jem në natën finale të edicionit të dytë të festivalit, i cili nëse është sikurse në edicionin e parë është shumë mirë, e nëse është edhe një çik më i mirë atëherë është shkëlqyeshëm”, ka theksuar Kurti./rtk/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...