Sot në Prishtinë mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, të organizuar me rastin e 400-vjetorit të vdekjes së Shekspirit.
Kjo konferencë është organizuar nga Kolegji AAB, në partneritet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (UT), Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL),English Language Teachers Association (ELTA), dhe Kosova English Teachers Netëork (KETNET), etj.
Sipas një njoftimi, hapja solemne e punimeve të konferencës do të bëhet në orën 10.00, në ambientet e objektit Kolegjit AAB, në Prishtinë. Kurse, pjesëmarrjen në hapjen solemne e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray