Shoqata “Autizmi” në Prishtinë bashkë me Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale Kamerfest 2015, organizon koncertin “Koncert për Autizëm”, i cili do të mbahet sot në kuadër të Kamerfest, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.
Në koncert do të performojë pianisti amerikan Stephen Prutsman, prind i një fëmije me autizëm, i cili është duke organizuar në mbarë botën koncerte për fëmijë dhe të rinj që i takojnë spektrit të autizmit dhe çrregullimeve të tjera. Këto koncerte ai i ka pagëzuar me emrin “Azure Concerts”.
Stephen Prutsman përshkruhet si një nga muzikantët më inovativë të kohës, duke lëvizur lehtë nga klasika në xhaz dhe stile tjera të muzikës botërore, si pianist dhe kompozitor.
Prutsman është i apasionuar për të bërë më të mirën për familjet e prekura nga autizmi. Ai është angazhuar si anëtar aktiv bordi në disa organizata lokale dhe kombëtare avokuese për autizëm.
Ai bashkëthemeloi shoqatën joprofitabile “Autism Fun Bay Area”, misioni i së cilës është që të organizojë dhe promovojë ngjarje “Azure”, të krijojë mjedise artistike dhe rekreative për fëmijët m e autizëm dhe familjet e tyre.
Aksioni i Policisë në Zubin Potok, Elshani jep detaje
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club