Google ADS

Hapet ekspozita e Nasuh Matrakçiut në Sarajevë (FOTO)

20:11 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Ekspozita është hapurt me qëllim të prezantimit të Nasuh Matrakçiut, një artist i miniaturës dhe historian me origjinë boshnjake, i cili jetoi gjatë periudhës osmane

Në këtë ekspozitë janë të paraqitura miniaturat e Nasuh Matrakçiut në të cilat janë të vizatuara fushatat ushtarake që Sulltan Sulejmani i Mrekullueshëm ndërmori në lindje.

Me qëllim të prezantimit të Nasuh Matrakçiut, një artist i miniaturës dhe historian me origjinë boshnjake gjatë periudhës osmane, në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës u hapë një ekspozitë.
Në këtë ekspozitë janë të paraqitura miniaturat e Nasuh Matrakçiut në të cilat janë të vizatuara fushatat ushtarake që Sulltan Sulejmani i Mrekullueshëm ndërmori në lindje.
DSF
Nasuh Matrakçiu, një artist i miniaturës dhe historian i shquar i periudhës osmane, u prezantua me një ekspozitë të hapur në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
Në ekspozitë janë të paraqitura punimet në miniatur të Matrakçiut ku përshkruhen fushatat ushtarake të Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshëm të ndërmarra në lindje.
Për vizitorë të ekspozitës janë të paraqitura gjithsej 32 vepra.
Në këto vepra Matrakçiu përshkruan qytetet nëpër të cilat kaloi Sulejmani gjatë fushatave të tij.
Edhe pse Nasuh Matrakçiu që jetoi gjatë periudhës së Sulltan Sulejmanit, është me origjinë boshnjake, ai nuk njihet shumë në këtë vend.
Matrakçiu, emri i vërtet i të cilit ishte Nasuh Bin Karagoz Bin Abdullah el Bosnavi, nofkën e matrakçiut e mori me shpikjen e lojës me të njëjtën emër.
Nasuh Matrakçiu lindi në fillim të shekullit të 15-të dhe gjatë periudhës që jetoi ai la vepra të shumta nga fusha e historisë, matematikës dhe kaligrafisë.
Mirëpo njëra prej veçorive, e cila bëri që Matrakçiu të kujtohet deri në ditët e sotme janë veprat e tij në artin e miniaturës.
Ekspozita e përkrahur edhe nga ana e ambasadës turke në Sarajevë deri më tani është shfaqur në 4 qytete të ndryshme.
Veprat e Nasuh Matrakçiut do të jenë të ekspozuara deri më 11 mars në Sarajevë.
Ekspozita së fundmi do të hapet në qytetin Oxhak të Bosnjës.
Viti 2014 nga ana e UNESCO-s ishte shpallur si viti i Nasuh Matrakçiut, ndërsa gjatë këtij viti u organizuan një numër i madh i konferencave, paneleve dhe ekspozitave me qëllim të prezantimit të artistit.
Me anë të këtyre ekspozitave të hapura në Bosnje-Hercegovinë, Nasuh Matrakçiu do të prezantohet edhe në vendlindjen e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale