Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë do të hapin ekspozitën me fotografi “Kohërat po ndryshojnë”, për të shënuar “Ditën e Evropës” në Kosovë.
Ekspozita është organizuar në dritën e ngjarjeve Havel@80 që mbahen në mbarë botën në shenjë të përkujtimit të trashëgimisë së Václav Havel-it dhe përvjetorit të 80-të të ditëlindjes së tij në vitin 2016.
Njoftimi dërguar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së thekson se, Václav Havel, poeti i demokracisë së shekullit 20-të, u dha shpresë jo vetëm miliona njerëzve në Evropën Lindore, por edhe popujve në tërë botën të cilët besojnë se të drejtat e njeriut janë universale. Popujve të cilët besojnë se mund dhe duhet të luftojnë për të drejtat e njeriut dhe të ndihmojnë njerëzit në komunitetin e tyre dhe globalisht.
Ekspozita me fotografi dokumentuese në bardhë e zi prezanton Havelin për qytetarët e Kosovës si një disident, president dhe një qytetar, dhe ilustron momente të sinqerta nga jeta e tij jozyrtare dhe intime dhe prapa skenave derisa Haveli ishte pre sident.
Dita e Evropës, 9 Maji është festa zyrtare përcakton Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008.
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...
Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHM...
Hyn në fuqi ligji për të huajt, publikohet materiali informu...