Google ADS

EKSKLUZIVE: UÇK GRIND një Rock Band kushtuar UÇK’së (foto+video)

14:48 | 11 Mars 2015
Arbresh.info

UÇK GRIND një bend nga Turqia me saktësisht nga Stambolli, ky bend siç e shihni edhe vet emrin, është formuar menjëherë pas luftës së Kosovës.

183090_156141274558040_1243010401_nArsyeja e emrimit të këtijë bendi është sepse gjatë kohës së luftës në Kosovë këta kanë ndjekur situatën dhe janë fascionuar nga shqipëtarët dhe trimërinë e tyre, qofte burra qofte gra ku ata morën armët dhe iu ballafaquan ushtrisë së madhe Jugosllave pa asnjë frigë. Për këtë arsye, si logo të albumit të dytë kane edhe armët përreth emrit të bendit.

Zhandri i këtij bendi është Death Grind, aktualisht vazhdojnë të jenë prezent në Bakirkoy. – Vokalisti dhe themeluesi i bendit është“Tanju Can, Basisti Erdem Onan, Bateristi- Alper Canyas 

Ky bend u formua në vitin 1999, dhe albumi i parë kishte shqiponjën me dy krena –kuq e zi. Por jo vetëm kaq, ata nuk u ndalën duke iu kushtuar këngë gjendjes së Kosovës edhe para pavarësisë edhe pas pavarësisë, ku kënga “Nation 31” u kushtohet shteteve që pranuan pavarësinë e  Republikës së Kosovës.

Albumet e tyre jane:  Leader -2000,

The Human Race Must Be Destroyed 2006,

Justice 2006, Sinir Otesi  2012,

UCK Grind/Ketum 2012,

Seytan Aramizda 2013.

Untitled

Në këto albume ka shumë këngë të dedikuara për Shqipëtarët kundër rexhimit Sërb, si për shembull:  Payback Time, Revenge, Human Race Must be Destroyed, Nation 31, Lost in Silent Prayer etj.

Në ktë artikull mund të shikoni njërën nga videoklipet e tyra dhe fotografitë./arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale