Për nder të Ditës së Evropës, Zyra e BE-së dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë, kanë organizuar aktivitete të shumta kulturore, edukuese e zbavitëse.
Java e Evropës hapet me 9 maj, me aktivitetin e titulluar “Art në rrugë, mbi ambientin”, ku artistë të njohur ndërkombëtar e vendor do të ngjyrosin shkallët e lagjes “Arbëria” me mesazh të veçantë për ruajtjen e ambientin.
Në aktivitetin e titulluar “Western Balkans Youth Talk” të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të diskutojnë me Ambasadorët e vendeve të BE-së për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Veprat më të mëdha të muzikës klasike i sjellin kuarteti “Aureum Saxophon Quartett” me një koncert të veçantë për Ditën e Evropës, mundësuar nga Ambasada Austriake në Kosovë.
Koncerti “Për Ju, Me Ju” i organizuar për nder të Ditës së Evropës, sjell performancën e yjeve më të mëdhenj të skenës së muzikës moderne, më 9 maj, duke filluar nga ora 20:45.
Ndërkohë, me 14 maj, do të bëhet shpallja e fituesve të garës së fotografisë “Mbështetja e BE-së për Kosovën”, nga juria profesioniste, ku fotografitë më origjinale dhe kreative do të shpallen fituese. /arbresh.info/
Çfarë është Delta Force? Njësia elitare sekrete amerikane që...
Drejt përfundimit rruga Shkodër–Mal i Zi/ Rama: Investim që ...
KQZ vazhdon numërimin e votave nga diaspora, janë numëruar 4...
Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova
Qëndrim Ismajli njofton largimin nga Tirana
Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative për poetin Rushit...