Nxënës të shumtë të shkollave fillore të Prishtinës, patën mundësin të kënaqën me shfaqjet e cirkut, të cilat u dhanë enkas për ta, nga cirku i Gjirokastrës.
Një fat të tillë e patën edhe nxënësit e shkollës “Pavarësia” në lagjen Mati I në Prishtinë, të cilët gjatë gjithë shfaqjes nuk pushuan së brohorituri dhe së qeshuri, nga ekzekutimi i numrave të shumtë të aktorit Miço Kaspai së bashku me tre qentë e tij.
Një organizimi i tillë është bërë nga vetë drejtoria e këtij cirku, të cilët tash e sa ditë kanë ardhur në Kosovë, me qëllim që t’i japin mundësi të gjithë fëmijëve të shohin për së afërmi një shfaqje.
Kasapi, që njëherit është edhe drejtori i këtij cirku, tha se ai e ka marrë këtë iniciativë në mënyrë që t’i kënaq të gjithë ata nxënës të Kosovës, të cilët nuk kanë mundësi të shohin një shfaqje të tillë reale.
Nga kjo përformancen fëmijët dolën tejet të kënaqur. Ata u shprehen të lumtur që iu dha një mundësi e tillë.
Blenda Krasniqi, nxënëse e klasës së pestë në këtë shkollë, tha se asaj i pëlqeu shumë kjo shfaqje dhe se është ndarë e mahnitur./arbresh.info/
Drejtori i ATK-së përfaqëson Kosovën në Konferencën Rajonale...
KQZ shpjegon si të plotësohen fletëvotimet në zgjedhje komun...
Takimi me liderët e partive, Presidentja takon edhe Rasim De...
Maqedonci priti në takim ministren e Mbrojtjes së Luksemburg...
Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohen për vjedhje të rënd...
Klopp pas vdekjes së Jotas: Ky është një moment kur unë lënd...