Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka shpjeguar se si duhet të plotësohen fletëvotimet në zgjedhje për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvend Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në një video informuese të realizuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shpjegohet se secili votues, pasi të përfundojë procedurat e verifikimit, do të marrë nga dy fletëvotime, njëra i përket zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe tjetra për Kuvendin Komunal.
ZGJEDHJET PËR KRYETAR KOMUNE: Fletëvotimi me kornizë të verdhë i përket zgjedhjeve për kryetar komune dhe përmban emrat e kandidatëve së bashku me subjektet politike që përfaqësojnë. Ju, si votues, duhet të votoni vetëm një kandidat për kryetar komune, duke vendosur shenjën në katrorin pranë emrit të tij.
ZGJEDHJET PËR KUVENDIN KOMUNAL: Fletëvotimi me kornizë të kaltër i përket zgjedhjeve për kuvendet komunale.
Në anën e majtë të fletëvotimit, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë të tij, ju mund të votoni vetëm një kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal nga lista e atij subjekti politik.
Po ashtu, KQZ ka sqaruar se votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejtë për bartësin e listës, pasi vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për të.
“Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ afër emrit të subjektit politik”, thuhet në fund të kësaj videoje të KQZ-së.
Video e plotë e publikuar nga KQZ:
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026