Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se nuk do të ndalojnë së marri me të kaluarën dhe qeverisjet e mëparshme.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nuk do të plotësojnë këtë dëshirë.
“Prokurorë e gjykatës të korruptuar që kanë mirëmbajtur sistemin e padrejtësisë. Vila pa leje të politikanëve që kanë shkatërruar natyrën. Talli ndaj investitorëve të huaj që ka dërmuar ekonominë. Privatizime kriminale që kanë lënë njerëzit pa punë”.
“Marrëveshje të dëmshme që e cënojnë sovranitetin. Punësimet nepotiste, hajnitë me tenderë, diplomat pa meritë… E thjeshtë është arsyeja pse këta nuk duan as t’ua përmendim e as të merremi me 20 vitet e fundit. Nuk do t’ua plotësojmë këtë dëshirë”, ka thënë Çeku. /arbresh.info/
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...