Seriali shumë i pëlqyer nga publiku “Emily in Paris” po përgatitet për një sezon të dytë.
Komedia me protagoniste kryesore aktoren Lily Collins zyrtarisht do të rikthehet në muajin dhjetor, konkretisht në datën 22.
Netflix njoftoi për premierën përmes një ‘traileri’, nga i cili zbuluan pak më shumë për atë që do të ndodhë në këtë pjesë vazhduese.
Në “Emily in Paris”, (Collins) udhëton në Paris për të ndihmuar në ofrimin e një firme marketingu me një perspektivë amerikane.
Sipas krijuesit të serialit Darren Star, sezoni i dytë i shfaqjes do të jetë më shumë për të gërmuar më thellë në personazhin e Collins dhe përvojat e saj. Ai gjithashtu tha se sezoni i dytë është shumë më i fortë se paraardhësi i tij./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...