Arben Llapashtica është fitues i garës së fotografisë “Diversiteti religjioz në Kosovë” e shpallur nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Në mesin e shumë fotografive që kanë aplikuar, fotografia e Arbenit është përzgjedhur si më e mira.
Në foto shihet një tolerancë fetare në Ferizaj, pasi që në këtë qytet gjenden dy instiucionet fetare afër njëra tjetres, njërën anë xhamia në tjetrën kisha ortodokse.
“Kemi pranuar shumë fotografi të bukura me të cilat artistët kanë konkurruar në garën e fotografisë “Diversiteti religjioz në Kosovë”. Juria jonë e kishte të vështirë të përzgjidhte vetëm njërën prej tyre si fotografi fituese.
Megjithatë, urime për Arben Llapashticën i cili fitoi vendin e parë dhe impresionoi jurinë tonë me aftësitë e tij artistike” – thuhet në një postim të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, në Facebook.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...