Akademia e Suedisë jep sot çmimin Nobel për Letërsinë, ndërkohë që ajo ka regjistruar deri tani 220 propozime, përpara se të përzgjidhte pesë prej tyre.
Kjo akademi nuk e publikon këtë listë duke vështirësuar kështu parashikimet për fituesin.
Vitin e kaluar, këtë çmim e mori shkrimtarja bjelloruse, Svjetllana Aleksijeviq.
Për këtë vit, kandidatët e mundshëm janë keniani Ngugi wa Thiong’o, poeti i lindur në Siri, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar), japonezi Haruki Murakami si edhe amerikanët Don DeLillo, Joyce Carol Oates dhe Philip Roth.
Ndërkohë, sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, kandidatë të tjerë për këtë çmim janë edhe britaniku, Salman Rushdie, shqiptari Ismail Kadare, izraeliti David Grossman dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse dhe francezi me origjinë çeke, Milan Kundera.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...