Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste me të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare brenda 24 orëve.
Sipas policisë, janë arrestuar pesë persona të cilët pas intervistimit një është dërguar në mbajtje ndërsa katër janë liruar, shkruan Arbresh.info.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.
“Rr. Kajë Selmani, Prishtinë/26.07.2025-22:20 Janë arrestuar 3 të dyshuar m/k pasi të njëjtit në një aheng familjar kishin shtëne me armë zjarri. Nga të dashurit janë konfiskuar 3 armë zjarri ( njëra nga to me gas). Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 50 cop fishek dhe 15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.
“Korishë, Prizren / 26.07.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”
“Meje, Gjakovë / 26.07.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishekë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...