Policia shpall në kërkim Liridon Podrimaj për disa vepra penale, konsiderohet person i rrezikshëm dhe i armatosur

10:16 | 12 Shkurt 2026
E.H

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Liridon Podrimaj nga Gjakova i dyshuar për disa vepra penale.

Në njoftim policia thekson se i dyshuari konsiderohet person i rrezikshëm dhe mund të posedoj armë, transmeton Arbresh.info.

“I dyshuari kërkohet për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet në arrati. Bazuar në informacionet zyrtare, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë përmes numrit 192, adresës elektronike [email protected], aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale