Policia e Kosovës në Gjilan të hënën (10 mars) realizuan një kontroll në kuadër të hetimit të një rasti të dhunës në familje.
Gjatë hetimit, tek i dyshuari u gjet një armë pistolete tip KEL-TEC, kalibri 9mm, me një karikator dhe dhjetë fishekë.
Pas autorizimit nga Prokurori i Shtetit, u realizua kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.
Gjatë këtij kontrolli, u gjet dhe konfiskua një armë e gjatë AK-47, dy karikatorë dhe njëqind e nëntë fishekë të kalibrit 7.62mm, si dhe 25 fishekë të kalibrit 9mm.
Pas kësaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedimi i pa autorizuar i armëve”.
“Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një (1) armë e gjatë e tipit AK-47 së bashku me dy (2) karikator dhe njëqind e nëntë (109) fishekë të kalibri 7.62mm dhe njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 9mm. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedimi i pa autorizuar i armeve’’, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...