Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Peran të Podujevës ku dyshohej se i dyshuari po kultivonte bimë narkotike brenda oborrit të tij.
Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë lëndë narkotike me gjatësi rreth 35 cm me peshë të përgjithshme rreth 17.09 gr, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Peran, Podujevë 09.08.2025- 12:20. Është raportuar se i dyshuari m/k kultivon bimë narkotike brenda oborrit të tij. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është bërë kontrolla e shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë lëndë narkotike me gjatësi rreth 35 cm me peshë të përgjithshme rreth 17.09 gr. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...