Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një person në Kaçanik i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Sipas njoftimit, 26-vjeçari ishte i dënuar me burgim me kohëzgjatje prej 120 ditëve, përcjell Arbresh.info
“Më datën 09.10.2024 rreth orës 16:37, derisa policët e stacionit në Kaçanik ishin në pikë kontrolli të automjeteve në Kaçanik , kanë ndaluar personin A.SH (M/K), i moshës 26 vjeçar dhe gjatë kontrollimit dhe verfikimit të dokumenteve ka rezultuar si person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ”Lëndim trupor” me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 120 ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...
Protesta e opozitës, policia: 16 efektivë të plagosur, kanë ...
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...