Një person është arrestuar në fshatin Malishevë të Gjilanit, pasi është kapur duke transportuar kafshë në mënyrë të paligjshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari po transportonte dy gjedhe me një kamion, pa dokumentacionin përkatës.
“Fsh. Malishevë, Gjilan / 11.12.2025 – 18:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me automjet-kamion ishte duke transportuar dy gjedhe, pa dokumentacion përkatës. Nga zyrtari i AVU-it janë kryer procedurat, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar së bashku me automjetin dhe kafshët”, thuhet në raport./Arbresh.info
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...