Një person në Vushtrri është identifikuar dhe arrestuar për veprën penale “Zjarrvënie”.
Sipas njoftimit të policisë, a se rreth orës 14:00 është njoftuar se në fshatin Sfaraqk ishte duke u djegur një arë me grurë, ndërsa pas informatave kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshur.
“Personi i dyshuar i moshës 18 vjeçare, gjatë intervistimit ka pranuar se i kishte vënë zjarrin disa mbeturinave në afërsi të atij lokacioni pa menduar për pasojat. Zjarri kishte përfshirë një arë me grurë prej dy hektarësh e gjithashtu edhe një sipërfaqe të madhe me hamullaje”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia tha se pas intervistimit dhe procedurave të tjera, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim