Një person është arrestuar në Zveçan për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Zveçan 12.01.2025-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë