Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi që kanë sulmuar zyrtarët policor, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksident dhe gjatë arrestimit të njëjtit kanë sulmuar policinë, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë / 01.12.2024 – 00:28. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjtit pasi ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion kanë sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...