Te shqiptarët, edhe pse më rrallë, në disa zona vazhdon të aplikohet tradita e goditjes së dhëndrit, para se ai të shkoi bashkë me nusen e tij në dhomën e tyre.
Kjo ndodhë në përfundim të dasmës, në momentin që quhet ‘kur hyn dhëndri’.
Në këtë moment, miqtë dhe të afërmit, është traditë që të godasin në shpinë me grushte dhëndrin.
Në disa raste, kjo traditë eskalon, pasi dikush godet më shumë se sa si për lojë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se sa i tmerruar duket dhëndri, teksa mundohet të iu shmanget goditjeve të miqve të tij.
Ai shihet teksa ikë nëpër sallën e dasmës, dhe dikush tjetër edhe mundohet që ta mbrojë.
Kjo traditë duket të jetë e huazuar nga turqit. Një rast i tillë ditë më parë ka bërë që dhëndri të përfundojë në spital pas rrahjes që i ishte bërë dhëndrit, siç shihet edhe nga një video e postuar në youtube, e që më pas ishte bërë lajm edhe në mediat turke./syri/
http://www.dailymotion.com/video/x6dmx9i
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve