Qëndrimi me orë të zgjatura nëpër kafene është kthyer në diçka të zakonshme për shqiptarët. Ndërkohë që në vendet e tjera pirja e kafes është një nevojë dhe qëndrimi në kafene nuk zgjat më shumë se 5 minuta, në Shqipëri ndodh e kundërta.
Pirja e kafes është një mënyrë e mirë për të shtyrë kohën dhe për të bërë disa biseda të stërzgjatura me miqtë, ose edhe thjesht të rrish duke lundruar në internet falë wifi-së falas që ofron lokali.
Me një kafe përpara në lokalet e Shqipërisë mund të kalosh sa orë të duash dhe nuk është aspak e pazakontë, pasi për shumë njerëz është mënyra më pak e kushtueshme për të kaluar kohën e lirë.
Ndërmjet shumë shprehjeve tipike që përdor një shqiptar që e kalon një pjesë të mirë të ditës nëpër kafene, revista class ka përzgjedhur disa:
-Nuk shtyhet
-S’ke ç’bën fare
-U trashëm
-Nuk ka punë
-Nuk gjetëm ndonjë punë
-Nuk bëhet ky vend
-Ç’të bëj tjetër unë, pa punë jam
-Na iku dita kot
-Nuk u shtyka këtu, po sikur të ikim te ajo kafja tjetër
– Ku do ta pijmë mbasdite (ndërkohë që nuk është ngritur akoma nga kafja)
-Paguaj unë, mos e diskuto (edhe pse mund të jetë keq nga lekët)
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...