Qindra notarë nudo kanë shkuar në festivalin e muzikës Ilosaarirock në Finlandë dhe thyen rekordin për notin më të madh nudo.
Një total prej 789 personave notuan të shtunën, sipas Yle, transmeton portali arbresh.info.
Organizatorët kishin shpresuar të tërhiqnin 1.000 njerëz në këtë ngjarje dhe, ndërsa raportet tregojnë se edhe pse nuk mundën të arrijnë këtë shifër, ata ende arritën të thyejnë rekordin e vendosur më parë në Australi.
Notarët duhej të qëndronin në ujë për pesë minuta për të thyer rekordin. Turma ia nisi këngës në minutën e fundit të notimit, duke kënduar himnin kombëtar finlandez.
Është përpjekja e tretë finlandeze për të arritur rekord. Më parë në vitet 2015 dhe 2016 ishin mbledhur vetëm 300 pjesëmarrës. Rekordi i vendosur në vitin 2015 në Perth të Australisë ishte 786 persona që u mblodhën për të festuar imazhin pozitiv të trupit./Arbresh.info

Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...