Sanjiv Dholakia, pronari ‘HariKrishna Exporters’, një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë së gurëve të çmuar ka shpërblyer me dhurata të majme punonjësit e tij.
Dholakia u ka bërë dhuratë punonjësve të tij 600 makina, 400 Renault dhe 200 Suzuki Celero, të gjitha të bardha.
Makinat kanë një dizajn tre ngjyrësh (të gjelbër, të bardhë dhe të kuq), si dhe janë të zbukuruara me një kurorë lulesh të verdha.
Këto dhurata janë bërë me rastin e festivalit Diwala, një nga më të rëndësishmit në Indi.
Kjo nuk është hera e parë që Dholakia bën gjeste të tilla, pasi në 2014-ën u dhuroi punonjësve të tij, nga një Fiat Punto, ndërsa një vit më pas u shpërndau 200 apartamente dhe 491 makina.
‘Hari Krishna Exporters’, eksporton gurë të çmuar në disa vende të botës dhe ka një qarkullim vjetor prej 1.1 miliardë dollarësh.
Por jeta e Dholakias nuk ka qenë kaq e thjeshtë sa është tani.
Ai u largua nga fshati i tij Dudhala me disa cent, por nuk e harroi kurrë origjinën dhe ëndrrën e çdo djali për të masur një makinë.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...