Meta apo Feta? Twitter “vë në lojë” Zuckerberg për emrin e ri të kompanisë

01:48 | 30 Tetor 2021

Mark Zuckerberg njoftoi dje ndryshimin e emrit të gjigantit të rrjeteve sociale, Facebook që tashmë do të quhet Meta. Pas këtij lajmi, një lumë komentesh dhe memesh vërshuan në të gjitha rrjetet sociale.

“Vallen” e nisi vetë Twitter që nuk ngurroi të “ngacmonte” Zuckerberg me një postim të shkurtër pasi ky i fundit shpalli emrin e kompanisë.

“Lajm i madh, lol po bëjmë shaka akoma Twitter.”

Në orët në vijim hashtagu “Meta” kryesonte trendet në Twitter
Me sa duket, shumëkush e pa ndryshimin e emrit si një manovër shpërqendruese nga themeluesi i Facebook, pasi platforma së fundmi është goditur nga skandalet dhe zbulimet për praktikat e saj të diskutueshme, që kanë të bëjnë me sigurinë e përdoruesve dhe keqinformimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara