Një 16-vjeçar nga Walthamstow, pjesë e Londrës Lindore, po bëhet gati që t’i blejë vetes së tij një Mercedes të tipit Benz A-Class, i cili kushton përafro 40 mijë euro.
Edward Ricketts mund ta përballojë vetë blerjen e kësaj veture, pasi mësoi se si të shndërronte 200 euro në 65 mijë sosh vitin e shkuar, transmeton lajmi.net.
Ai e arriti këtë shumë duke parë për orë të tëra video në platformën popullore ‘Youtube’.
Ricketts fitoi fillimisht 180 euro, duke punuar në një punë katër-orëshe përgjatë verës dhe më pas mësoi që ta rriste shumën duke studiuar tregun e aksioneve.
Adoleshenti i fitoi paratë duke luajtur në tregjet e aksioneve pasi shpenzonte më shumë se 5 orë në ditë duke parë video në këtë platformë.
“Unë vazhdoj të ndjek të rejat më të fundit sepse përbëjnë goxha ndryshim. Funta është prekur nga Brexit dhe unë po përfitoj prej kësaj”, kishte deklraruar i riu Ricketts.
Biznesmeni i ri është aq i mirë në punën e tij, saqë tashmë ka 100 klientë të gatshëm që paguajnë për këshillat e tij.
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...