Andrey Sakharovsky, 42 vjeç, në gjendje të dehur ka tentuar të ushqejë një ari, por ky gjest ka përfunduar në një mënyrë të tmerrshme.
Ariu gjatë kësaj procedure ia ka kafshuar krahun burrit në fjalë, transmeton portali arbresh.info
Sakharovsky është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e duhur, pas asaj që ndodhi në rajonin Irkutsk të Siberisë.
Ai kishte tentuar të ushqentë tre arinjtë që mbaheshin në një kafene për të tërhequr klientët.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se akharovsky u përplas mbi një gardh për të arritur në kafaz. Punëtorët e lokalit e kanë dëgjuar atë duke ulëritur dhe menjëherë i kanë dalë në ndihmë.
Sipas policisë pronarit të kafenesë i është kërkuar që të largojë arinjtë nga aty, ndërsa familja e viktimës ka kërkuar dëmshpërblim nga pronari dhe kanë frikë se familjari i tyre nuk do të jetë në gjendje të punojë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...