Ka lloj lloj idesh gjeniale që njerëzi anembanë botës kanë përdorur për t’u arratisur nga burgu, por ideja e kësaj gruaje nga Venezuela ka treguar ‘guxim’ të madh.
Sipas mediave në Venezuelë, kjo grua është arrestuar pasi është përpjekur të nxjerrë të dashurin e saj nga burgu përmes një valixhe, transmeton arbresh.info.
Antonieta Robles Saouda, 25-vjec, është arrestuar pasi u përpoq të ‘lironte’ nga burgu të dashurin e saj, Ibrain Jose Vargas Garcia.
25-vjeçarja kishte vizituar burgun me një fëmijë gjashtë-vjeçar, që mendohet të jetë vajza e tyre, por u ndalua nga sigurimi i burgut për shkak të një kontrolle në valixhe. Brenda ata gjetën të dashurin e saj, që përpiqej të arratisej.
I dënuari, i cili vuan dënimin deri në nëntë vite burg për vjedhje të automjeteve është kthyer në burg, ndërsa e dashura e tij është arrestuar.
Ndërsa, fëmija i vogël që gjendej me gruan gjatë vizitës në burg është marrë nën përkujdesje të shtetit./Arbresh.info

KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...
Të shtëna dhe kërcënime – si është shënjestruar Trump ...
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...