Një mënyrë e pazakontë e festimit të Ditës së Beqarisë, ka ndodhur në Gjilan, shkruan arbresh.info.
Shoqet i kanë organizuar nuses Ditën e Beqarisë përmes një turi shëtitjeje nëpër qendër me traktor.
Qytetarët që kanë parë këtë ngjarje i kanë dërguar arbresh.info fotografi nga kjo festë.
Më shpesh keni dëgjuar festë për Natë të Beqarisë, të cilën viteve të fundit e shënojnë në të shumtën e rasteve, dhëndri me shokët, dhe nusja me shoqet, disa ditë para martesës.
Atyre u organizohen surpriza nga më të ndryshmet, duke u kujdesur në detaje edhe për vendin, pamjen e ambientit, dhe veçanërisht veshjen./arbresh.info/

Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...