Një çift i ri në Indi, vendosi që djalit të tyre të porsalindur, t’ia vendosnin emrin “Sanitiser” (dezinfektues në shqip).
“Sa herë që njerëzit të flasin për koronën, ata do të kujtojnë që ishte saniteri (dezinfektuesi) që i shpëtoi”, u shpreh babai i të porsalindurit, Omvir Singh.
Më tej ai shtoi:
“Të gjithë luftojnë kundër këtij virusi, nga kryeministri ynë deri tek njerëzit e thjeshtë”.
Ndërkaq, Omvir nuk është i vetmi që ia ka vendosur djalit një emër lidhur me pandeminë e koronavirusit. Një grua para disa javësh, po në Indi, vendosi të quajë binjakët e porsalindur “Corona” dhe “Covid”./tch/
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik