Familja e një djali të ri nga Peruja, i cili vdiq pas kryerjes së një operacioni, ka folur për ndjesinë që përjetuan kur i riu u duk se po merrte frymë në funeralin e tij.
Watson Franklin Mandujano Doroteo, nga qyteti peruan i Tingo Marisë, ishte brenda arkivolit kur disa të afërm vunë re se gjoksi i tij ulej dhe ngrihej dhe dukej sikur merrte frymë.
Doroteo kishte qenë më parë i shpallur i vdekur nga mjekët, pasi përjetoi ethe pas një operacioni më 21 tetor. Por në prag të varrimit, të afërmit e pranishëm thirrën një mjek kur panë shenja të dukshme të jetës.
Sipas gazetës argjentinase “Los Andes”, mjeku erdhi dhe konfirmoi se Doroteo tregoi shenja jetësore.
Doroteo u hoq nga arkivoli dhe u transferua menjëherë në spital, ku u konfirmua se ai ishte i vdekur.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...