Filmi i animuar më i popullarizuar i të gjitha kohërave, Tom dhe Jerry, këtë muaj shënon 76 vjetorin e krijimit.
Filmi i parë i animuar Tom dhe Jerry kishte mbërritur në kinema në shkurt të vitit 1943, por seritë e para të këtij filmi, të realizuara nga William Hanna dhe Joseph Barbara, ishin bërë në vitin 1940.
Seritë e këtij filmi të animuar kanë arritur të fitojnë 7 çmime në Academy Awards, në kategorinë e filmave të shkurtër të animuar.
Seritë shumë të dashura të këtij filmi të animuar, që tregojnë rivalitetin mes një mace të quajtur Tom dhe një miu të quajtur Jerry, vazhdojnë të shikohen shumë edhe në ditët e sotme.
Ky film i animuar është më i popullarizuari në botë, sa që edhe të rriturit e shikojnë atë.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...