Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion .
Sot, në rajonin e Ferizajt, ndryshe nga herat tjera, Njësia Rajonale e Komunikacionit rrugor, ka nisur kontrollimin e komunikacionit edhe përmes dronit të policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë).
Përmbledhja e rasteve të aksidenteve të komunikacionit dhe gjobat e shqiptuara, për një javë, të krahasuara.


Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan