Vazhdojnë të mbesin nën rrënoja dy viktimat që humbën jetën nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, raporton arbresh.info.
Mesditën e sotme është shembur dheu në Minierën e Artanës ku ka zënë dy punëtorë të cilët kanë humbur jetën nën rrënoja.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen ekipi i FSK-së, Ekipet e Shpëtimit për minatorë, Policia e Kosovës e zjarrfikësit.
Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Ministrja Rozeta Hajdari, kreu i AKR- Behgjet Pacolli e lider tjerë.
Nga fotot e dërguara nga tereni shihen numër i madh i njerëzve që janë grumbulluar tek miniera./arbresh.info/

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë