Nis takimi Gërvalla-Di Maio

15:35 | 22 Qershor 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun italian, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura ndërsa pas takimit do të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja ka për qëllim eliminimin e tatimit te dyfishtë sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies.

Di Maio do të takojë edhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Më pas do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara