Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, po raporton para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Mehmeti theksoi se në luftën kundër krimit të organizuar kanë sekuestruar mbi shtatë milionë euro, shtëpi, toka e banesa.
“Në aspektin e luftimit të krimit të organizuar janë konfiskuar 7 milionë 496 mijë 568 euro, 181 mijë e 63 dollarë, 21 mijë e 120 franga zvicerane dhe 60 mijë e 160 denarë të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu janë konfiskuar 133 vetura, pesë shtëpi, shtatë banesa, një lokal, një garazh dhe 29 toka – patundshmëri”, tha Mehmeti gjatë raportimit në komision./arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen