Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra, që përbëhej nga deputetët nacionalë, Fabian Molina dhe Mustafa Atici, deputeti komunal Reis Luzhnica, anëtari i Kryesisë së SP-së Arbër Bullakaj, sindikalistët Osman Osmani dhe Florim Kadriu, sekretarja e grupit të SP-së për çështje të emigracionit, Lara Can, si dhe Urim Deva, delegat i këtij grupi.
Me këtë rast, kryetari Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet dypalëshe dhe falënderoi shtetin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, që nga koha e paraluftës dhe në vazhdimësi.
Ai shprehu gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në rrafshin politik dhe ekonomik, duke theksuar se Republika e Kosovës e konsideron Zvicrën vend mik dhe partner të rëndësishëm në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Kryetari Konjufca po ashtu përmendi Grupin e Miqësisë në kuadër të Kuvendit, rolin e mërgatës dhe kontributin e socialdemokratëve zviceran në forcimin e raporteve mes shteteve tona.
Derisa socialdemokratët dhe deputetët zviceranë, pjesëmarrës në takim, ofruan mbështetjen e shtetit të tyre për anëtarësimin e Kosovës në EFTA dhe në Këshillin e Evropës.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe rreth agresionit rus në Ukrainë dhe u çmua rreshtimi i Kosovës përkrah demokracive evropiane e botërore në dënimin dhe sanksionimin e Rusisë./arbresh.info/

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit