Erozioni kërcënon sipërfaqe të tëra plazhi dhe pyjesh në Vlorë.
Gërryerja e plazhit dhe brezit të gjelbër ka krijuar një situatë alarmante duke bërë që pishat 70-vjeçare të përfundojnë në det, por dhe plazhi të tkurret nga viti në vit.

Një vijë kilometrike nga fundi i Plazhit të Vjetër deri në afërsi të Tri Portit, çdo vit humbet plazh nga hyrja e detit në tokë por dhe duke rrëzuar pishat shumëvjeçare. Banorë dhe peshkatarë tregojnë që plazhi pasa disa vitesh ka qenë rreth 100 m , që sot është i mbuluar nga uji i detit, ku dhe bunkerët janë mbuluar nga uji.
Krahas faktorëve natyrorë në zhvillimin e erozionit dhe degradimin e kësaj vije bregdetare ka ndikuar edhe njeriu nëpërmjet mbetjeve urbane dhe keqpërdorimit të këtyre pyjeve./tch

Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje