Një aksident zinxhiror ka ndodhur në rrugën “Ilindenska”, gjegjësisht para Qeverisë,së Maqedonisë Veriore, me çrastë janë përfshi tre vetura, mes tyre edhe vetura e ministrit të Financave Fatmir Besimi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Besimi përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se më të ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai ka thënë se përveç lëndimeve janë përshirë edhe dy ministra.
“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook./arbresh.info/
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...