Luana Vjollca ndan imazhe të reja nga festa e mbesës së saj

22:04 | 24 Nëntor 2022

Moderatorja nga Shqipëria, Luana Vjollca është mjaftë aktive në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe nga festa e ditëlindjes së mbesës së saj, Marget.

Marget, vajza e reperit, Getoar Selimi dhe e moderatorës, Marina Vjollca sot mbush një vjet.

Siç shihet edhe në pamje, Luana duket mjaftë e lumtur që mbesa e saj po rritet.

“Tezhja vdes per ty! Gezuar Ditelindjen Marget”, ka shkruar Luana krahas fotove të publikuara në rrjetin social Facebook.

Luana momentalisht po gëzon një sukses mjaft të madh në programin e saj “Zemër Luana”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale