Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, thekër, farë gruri, perime në fushë të hapur, vreshta dhe pemishte ekzistuese, material fidanor, për blegtori, bletari, pula vojse, dosa në riprodhim, për bujqësi organike, si dhe për thëllëza për vitin 2017, i cili parashihej të përfundonte më 27 mars, të zgjatet deri më 10 Prill 2017.
Në një njoftim për media kjo ministri ka njoftuar se kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kultivojnë këto kultura bujqësore.
Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Vazhdimi i afatit për aplikim nuk vlen edhe për projektet e zhvillimit rural/grantet, ku aplikimi për këto projekte ka përfunduar dje”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...