Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e qendrave tregtare në Kosovë. Gjatë takimit zëvendëskryeministri Limaj tha se Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mbrojtur prodhimet vendore, duke kërkuar nga ta që t’iu japin hapësirën e duhur, shkruan arbresh.info.
Duke vlerësuar rëndësinë që kanë qendrat tregtare, zëvendëskryeministri Limaj tha se ata janë kontribuues të mëdhenj të buxhetit, duke krijuar vende pune.
“Qeveria do t’i eliminojë pengesat me të cilat përballen ata, me kushtin që të funksionojnë sipas rregullave dhe ligjeve të miratuara në Kosovë”, tha zëvendëskryeministri Limaj.
Më tutje, zëvendëskryeministri Limaj th a se Qeveria e Kosovës është e fokusuar për t’i dhënë mbështetje prodhimit vendor.
“Interesi ynë dhe i juaji është rregullimi i tregut të brendshëm. Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur për të stimuluar prodhuesit vendor. Kërkojmë nga ju t’i jepni hapësirë dhe mundësi prodhimeve vendore. Ta bëjmë edhe ne në Kosovë, siç e kanë vendet tjera promovimin dhe mbështetjen për prodhimet vendore”, theksoi zëvendëskryeministri Limaj, duke kërkuar nga ta që të funksionojë rregulli i njëjtë për hapësirat ku do të vendoseshin produktet vendore.
Zëvendëskryeministri Limaj ka propozuar që të ketë bashkëpunim profesional mes qendrave tregtare dhe bizneseve vendore, ku do të respektoheshin interesat e të gjithëve, si dhe kërkoi nga ta që të mos u kërkojnë qira ekspozimit të prodhimeve vendore.
Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të promovuar prodhimet vendore, duke kërkuar nga Qeveria që t’ju ndihmojë në heqjen e disa barrierave me të cilat ata përballen, si asgjësimi i mallit, siguria fizike e objekteve dhe pagesa për energji elektrike./arbresh.info/
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...