Sot është prezantuar studimi i ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale.
Gjatë prezantimit drejtori i OEAK-së, Arian Zeka tha se të gjeturat janë shqetësuese, shkruan arbresh.info.
Zeka ka shtuar gjithashtu se pavarësisht kësaj përmes stdudimit mundësohet marrja e progresit apo regresit të shoqërisë.
“Është studimi i dytë që kryhet nga Oda Ekonomike Amerikane, këtë herë sjell të gjeturat që duhet të shihen me shqetësim nga shoqëria lokale por na lejon të marrim progresin apo regresin e shoqërinë kosovare në radhë të parë edhe të Institucioneve në luftimin e korrupsionit”, ka thënë ai.
I pari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shtuar se bizneset ngurojnë të raportojnë korrupsionin.
E sipas tij korrupsioni në biznese është pasojë e mos tërheqjes së investimeve të huaja.
“Shqetësuese mbetet që bizneset vazhdojnë të ngurojnë ta raportojnë korrupsionit të autoritetet relevante e me këtë duhet të merreni prej tash e deri në vitin tjetër. Bizneset janë të vetëdijshëm që prania e korrupsionit do të ndikoj në mos tërheqje të investimeve të huaja, me korrupsion në bizës do të kemi të humbur çdo betejë për tërheqje të investitorëve amerikane dhe të tjerë të huaj”, ka shtuar ai./arbresh.info/





Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri