Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë.
Arbresh.info ka kontaktuar me zyrën e Richard Grenell për të mësuar arsyen e vizitës së tij në Kosovë.
Vizitën e kanë konfirmuar nga Grayson Vincent prej divizionit të mediave në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve.
Të njëjtit kanë thënë se kjo vizitë është e organizuar nga Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar (DFC), dhe se vetë ata i din temat e takimit, kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, raporton Arbresh.info.
Në mesin e pikave të marrëveshjes të nënshkruar me 4 shtator është edhe arritja e pajtueshmëri që Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:
-Autostradën e paqes
-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare
-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë
-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
-Projekte shtesë dypalëshe
-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.
Nuk dihet nëse do të diskutohet edhe çështja e vizave për kosovarët që ishte paralajmëruar heqja e tyre.
Pas vizitës në Kosovë Richard Grenell të mërkure do të vizitoj edhe Serbinë./Arbresh.info/
Ekskluzive| Richard Grenell të hënë në Kosovë, flasin nga zyra e tij
A do të pranoj takim Lëvizja Vetëvendosje me Richard Grenell
Grenell në Beograd do të marrë pjesë në hapjen e zyrës së DFC-së
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...