Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka shqyrtuar raportet e përgatitura nga grupet operacionale të disa aplikimeve për investime strategjike.
Komisioni me shumicë votash ka aprovuar rekomandimet e grupit operacional për subjektin aplikues “Çiçavica Wind Farm 1” L.L.C.
Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë kërkuar informacione shtesë për disa çështje të cilat nuk ishin sqaruar sa duhet në raportet e grupeve operacionale.
Në aplikimet për investime në hotel “Grand” janë shqyrtuar rekomandimet e grupit operacional për tri ofertat ku komisioni ka shqyrtuar vetëm investitorin potencial strategjik “Bau Investment” LLC , pasi që është konstatuar se ka dokumentacionin më të kompletuar.
Por megjithatë edhe për këtë është kërkuar që komuna e Prishtinës t’i jep rekomandimet për kufijtë dhe hapësirën rreth hotelit “Grand”.
Njëzëri komisioni ka konstatuar se institucionet kompetente duhet t’i japin opinionet e tyre lidhur me investimet në fushën e energjisë së ripërtërishme./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...